Zyrtari i LDK’së, Bardhyl Meta është infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Meta përmes një postimi në Facebook.
“Njerëz – COVID-19 – nuk është sëmundje që duhet të turpëroheni kur e keni – dilni dhe kumtoni hapur ne familje e nder fqinjë dhe kolege. Çdo Makiato e Sallat ne kafeteri e publikoni në Facebook – ndërkaq – se informoni tjetrit se jeni pozitiv me COVID-19 e i ofroni kaffe e ndeje e muhabet!”, shkroi ai.
Rreth një orë më parë, gruaja e tij, këngëtarja Adelina Thaqi, njoftoi se kishte dalë pozitiv me COVID-19. /gazetametro.net