Zyrtari i LDK’së, njëherit ish-deputet i kësaj partie, Naser Rugova ka reaguar pasi i biri i deputetit Haxhi Shala, u emërua Konsull i Përgjithshëm në Çeki, shkruan Gazeta Metro.
Ai me ironi, ka thënë se pas këtij emërimi Çekia ka vendosur të hapë një Konsullatë në Malishevë.
“P.S. Ta lëmë sarkazmën anash, ky tuxharllëk politik na ka dëmtuar shumë këto 12 vitet e fundit, jo pa arsye Evropa po na i mbyllë dyert! Reflektoni sepse më keq se kështu nuk bëhët! Vetëm një kthesë e madhe mund të na nxjerrë nga ky labirint i këtij mentaliteti mesjetar!”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Pas emërimit të një ”super konsulli” në Çeki, Republika e Çekisë të ngazëllyer nga ky fakt paska vendosur të hapë Konsullatë në Malishevë!
P.S. Ta lëmë sarkazmën anash, ky tuxharllëk politik na ka dëmtuar shumë këto 12 vitet e fundit, jo pa arsye Evropa po na i mbyllë dyert! Reflektoni sepse më keq se kështu nuk bëhët! Vetëm një kthesë e madhe mund të na nxjerrë nga ky labirint i këtij mentaliteti mesjetar!./gazetametro.net
Pas emërimit të një ”super konsulli” në Çeki, Republika e Çekisë të ngazëllyer nga ky fakt paska vendosur të hapë…
Posted by Naser Rugova on Wednesday, November 25, 2020