Loading…

Zyrtari i PDK’së krahason Muratin me Jabllanovicin: Njëri ofendoi UÇK’në, tjetri nënat shqiptare

  • 30/06/2022 | 22:35

Zyrtari i PDK’së krahason Muratin me Jabllanovicin: Njëri ofendoi UÇK’në, tjetri nënat shqiptare

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci, me një postim në rrjetin social, ka krahasuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, me politikanin serb Aleksander Jabllanovic, ky i fundit vite më parë i kishte ofenduar nënat gjakovare, ndërsa ministri Murati krenarinë shqiptare, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Stavileci ketë krahasim e bëri, pasi dolën në publik postimet e ministrit Murati të bëra vite më parë për veteranët dhe pjesëtarët e UÇK’së.

“Hekurani a Jabllani, cili viran ma zi e bani? Njani ofendoi nanat shqiptare, tjetri krenarinë shqiptare – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi ai.

Zyrtari i PDK’së nuk kërkoi vetëm shkarkim, por edhe diçka tjetër.

“Jo shkarkim, po përzanie dhe poshtnim”, shkroi Stavileci./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë