Loading…

Zyrtari i PDK’së: Xhelal Sveçla po e merr veturën e shtetit në shtëpi

  • 18/02/2020 | 19:26

Zyrtari i PDK’së: Xhelal Sveçla po e merr veturën e shtetit në shtëpi

Artan Muhaxheri, koordinator i PDK’së në Pejë ka akuzuar Xhelal Sveçlën se po e shkel ligjin duke  e marrur veturën zyrtare edhe në shtëpi, gjë që sipas tij nuk i takon, shkruan Gazeta Metro.


Muhaxheri ka publikuar një fotografi të veturës zyrtare të zv.kryeministrit Sveçla të parkuar në trotuar në një lagje të Prishtinës, dhe i ka kujtuar atij fjalët e Albin Kurtit për të tilla raste.

“Albini dikur thoshte; ata kanë xhipa ne kemi trotuare , në momentin kur erdhë Vetëvendosje në pushtet qytetaret nuk kanë as xhipa dhe as trotuare , sepse zëvendësministri Xhelal Sveçla jo vetëm që veturen zyrtare e merr në shtepin e tij por edhe e bllokon trotuarin”, ka shkruar Artan Muhaxheri në Facebook./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë