Loading…

Zyrtari më i lartë shëndetësor kinez ‘pranon’ kritikën për reagimin gjatë pandemisë

  • 23/05/2020 | 15:27

Zyrtari më i lartë shëndetësor kinez ‘pranon’ kritikën për reagimin gjatë pandemisë

Zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjeve në Kinë tha të shtunën se kritika publike rreth reagimit fillestar të shpërthimit t ë kooronavirusit është e kuptueshme, por megjithatë siç pritej e mbrojti reagimin e partisë komuniste kineze ndaj krizës, transmeton Gazeta Metro.


“Me një epidemi kaq të përhapur në Kinë dhe botë, është shumë normale për të pranuar kritika nga publike” ju tha Gao Fu, drejtori i Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Kinës, reporterëve në prapaskenat e takimit të parlamentit.

“I pranojmë ato me përulësi” shtoi Gao, deklaratë kjo që pak kush do ta pranonte si është pasi reagimi kinez ishte më së paku i përulur deri tani, apo fare.

Shtete si Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë kritikuar ashpër Pekinin për mungesën e transparencës gjatë fillimit të epidemisë, akuza këto që i ka mohuar Kina si ‘absurde’.

Gao tha se qendra e kontrollit të Kinës duhet të përmirësoj mekanizmin e raportimit gjatë epidemisë, si dhe të adresoj rrjedhjen e talentit që së pari u shfaq në dhjetor të vitit të kaluar, por me gjithë dobësitë e shfaqura ai e vlerësoi se reagimi i shtetit ishte “i mirë” krahasuar me shtetet tjera pasi asaj iu desh të përballej e para, sipas tij.

Megjithatë, shkencëtarët kinezë ende nuk kanë arritur të gjejnë se si u bart virusi tek njerëzit, Gao kërkoi mirëkuptim nga publiku kur tha: “Shpresoj se publiku do t’i japë shkencëtarëve më shumë kohë për të kuptuar këtë virus”.

Kina me gjithë ‘përulësinë’ që nuk e kanë parë në perëndim e lëre më qytetarët kinezë akuzohen për përhapjen e virusit duke lejuar fluturime ndërkombëtare jashtë qytetit Wuhan derisa brenda Kinës ishte ndaluar qarkullimi brenda dhe jashtë qytetit.

Kjo qendër që e udhëheq kreu Gao Fu është në qendër të një kontroverse rreth SARS-CoV-2, pasi ato laboratorë të saj në Wuhan dihet se nuk kishin nivelin e duhur të sigurisë për hulumtim të viruseve e sëmundjeve të ndryshme, përfshi edhe koronaviruset nga lakuriqët.

‘Përulësia’ e vetme që e treguan pushteti komunist kinez ishte kur vdiq mjeku Li Wenliang nga koronavirusi pasi kishte provuar të paralajmëronte botën për rrezikun para se të heshtej e ‘qortohej’ nga regjimi. Pas zemërimit të madh nga publiku kinez e vdekjes së tij pushteti komunist u kujdes të ‘kërkoj falje’. Li Weinlang nuk ishte i vetmi mjek që u disiplinua nga partia komuniste kineze, tetë mjek mjekë tjerë po ashtu ishin ‘qortuar’, si dhe një laborator ishte mbyllur pasi kishte publikuar ADN’në e virusit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë