Loading…

Zyrtari serb thotë se ‘Republika Srpska mbrohet në Kosovë’, Dodik kërcënoi NATO’n me luftë

  • 14/10/2021 | 17:11

Zyrtari serb thotë se ‘Republika Srpska mbrohet në Kosovë’, Dodik kërcënoi NATO’n me luftë

Zyrtari serb i drejtorisë për koordinim me diasporën në rajon Arnaud Gouillon, shtetas francez e serb, lobist për Serbinë në Francë e sot zyrtar i lartë në ministrinë e jashtme të Serbisë, tha se Republika Srpska mbrohet në Kosovë sipas tij, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Gouillon “situata në Kosovë e Metohi është shqetësuese” dhe lëvdoi reagimin e popullatës serbe të Kosovës.

“Reagimi i serbëve në veri të Kosovës e Metohisë ndaj dhunës së Prishtinës kanë dërguar porosi të qartë se nuk guxohet të kalohet kufiri me sulm ndaj popullit serb” e shtoi “ vlen edhe për Republikën Srpska”.

Gouilllon përsëriti qëndrimin e zyrtarëve serb se bashkësia ndërkombëtare duhet ë marrë përgjegjësinë që serbët “në krahinë të jetojnë të lirë dhe të sigurt”.

Gouillon kishte hapur një organizatë jo qeveritare në Francë Solidarité Kosovo që merrej me “ndihmë për serbët që jetojnë në enklava” në Kosovë. Ai shërben në qeverinë serbe që nga nëntori i 2020’s./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë