Loading…

Zyrtarisht anulohen Coachella dhe Stagecoach shkak i COVId-19

  • 30/01/2021 | 13:34

Zyrtarisht anulohen Coachella dhe Stagecoach shkak i COVId-19

Dy festivalet fillimisht ishin planifikuar të mbahen në pranverën e 2020, dhe më pas u shtynë për në tetor, pastaj përsëri për në prill të këtij viti.

Gati 8 muaj pasi qe u anuluan për herë te dytë, instituti i shëndetësisë ka anuluar përfundimisht Coachella dhe Stagecoach.

“Festivali i Muzikës dhe Arteve i Luginës Coachella dhe Festivali i Muzikës Country i Stagecoach aktualisht i planifikuar për në Prill 2021 anulohen,” tha oficeri i shëndetit publik të qarkut, Dr. Cameron Kaiser në një urdhër të premten.

Kaiser tha se anulimi është një rezultat i drejtpërdrejtë i pandemisë së re të koronavirusit (COVID-19) dhe shqetësimeve rreth tubimeve të mëdha.

“Nëse COVID-19 do të zbulohej në këto festivale, fusha dhe numri i të pranishmëve dhe natyra e vendit do ta bënte të parealizueshme, nëse jo të pamundur, për të gjurmuar ata që mund të vihen në rrezik,” tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë