Loading…

Zyrtarisht vendoset rifillimi i Serie A dhe Premierligë: Këto janë datat se kur do të luhen ndeshjet e para

  • 28/05/2020 | 19:44

Zyrtarisht vendoset rifillimi i Serie A dhe Premierligë: Këto janë datat se kur do të luhen ndeshjet e para

Sot është marrë vendim që Serie A do të rifillojë me 13 qershor, ndërsa Premierliga do të rifillojë më 17 qershor, transmeton Gazeta Metro. 


Tashmë edhe zyrtarisht ëshë konfirmuar përmes faqes zyrtare të Premierligës se sezoni do të rifillojë më 17 qershor.

“Aksionarët e Premierligës sot janë pajtuar për një datë të re për rifillimin e sezonit 2019/20. Të mërkurën më 17 qershor do të jetë data e rifillimit, me të gjitha kushtet për siguri”, thuhet në njoftimin e Premierligës.

Ndërkaq edhe Serie A edhe zyrtarisht ka vendosur që të rifillojë sezonin.

Në samitin e mbajtur sot, i cili nisi në ora 18:30, Serie A, Qeveria e Italisë dhe FIGC kanë marrë vendimin që sezoni të rifillojë.

Sezoni do të rifillojë më 13 qershor. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë