Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar pas shpërthimit të municionit brenda armës, në Babaj të Bokës, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Klan Kosovës, ushtari fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në QKUK. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.
Ky incident vjen pas raportimeve për një rast të ngjashëm në shtator, gjatë një trajnimi të FSK-së në të njëjtin lokacion, ku një pjesëtar kishte pësuar lëndime të lehta nga shpërthimi i një municioni 40-milimetërsh brenda granatahedhësit MK-19.
Ende nuk është konfirmuar nëse rasti i fundit është incident i ri apo lidhet me ngjarjet e mëparshme./gazetametro.net