Një ushtar dyshohet se është lënduar si pasojë e një shpërthimi të municionit në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë, transmeton Gazeta Metro.
Pas incidentit, ushtari fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës, prej nga më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Gazeta Express se gjendja shëndetësore e ushtarit është stabile.
Ai ka bërë të ditur se pas pranimit në QKUK, pacientit i janë realizuar ekzaminimet e nevojshme, ndërsa për trajtim të mëtejshëm pritet të vendoset në Klinikën e Ortopedisë.
“Një ushtar i plagosur, e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja është stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, deklaroi Syla./gazetametro.net
Dyshohet për shpërthim të municionit brenda armës në FSK, lëndohet rëndë një ushtar