Qytetarët me të ardhura të ulëta po përballen më së shumti me krizën ekonomike, pasi inflacioni prej 7.1 për qind po ua vështirëson edhe më shumë përballimin e shpenzimeve të përditshme, vlerësojnë ekspertët.
Ekonomistët Lulzim Beqiri dhe Safet Gërxhaliu kanë kërkuar më shumë ndërhyrje institucionale dhe mbikëqyrje të tregut, duke theksuar se varësia e Kosovës nga importi po e rëndon ekonominë.
“Kosova sot definitivisht paramatrat ekonomik i ka në një situatë jo të lakmueshme” tha Gërxhaliu ndërsa Beqiri e theksoi se norma e tanishme kaq e madhe është dyfishi në raport me rajonin ku e sheh të nevojshëm edhe ndërhyrjen e qeverisë.